LAJME
TOP LAJMI

Basha: Klinaku me Sami Lushtakun e Ramush Haradinajn po ndërtojnë klimën për arsyetimin e vrasjes së Kryeministrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka folur për mundësinë e vrasjes së kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se kreu i organizatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë këtë klimë dhe do ta arsyetonin atë akt të mundshëm.

Basha e ka marrë për bazë një deklaratë të një personi me emrin Nuredin Gashi, i cili tha se “Albin Kurti duhet të vritet”. Kështu, deputeti i LVV-së shkruan se kjo “nuk është e rastësishme” dhe se kjo narrativë po krijohet qëllimshëm.

“Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭ë 𝐭ë 𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫, 𝐛𝐢𝐥𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐤𝐭 𝐩𝐚𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤!”, shkroi Basha në Facebook.

Dhe sipas Bashës, kjo “dëshmohet” nga deklarata e Nuredin Gashit.

“Pra këta njerëz po krijojnë situtatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta indidvid. Ata binden që Albini është tradhëtar dhe gjithashtu binden se më mirë êshtë me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që kêta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t’njejtin veprim sikur t’ishin në vendin e tyre”, shkroi ai.

“Tash a mban përgjegjësi direkte Klinaku, Ramushi e Lushtaku? Ata thonë, ‘jo more ne kemi thanë se nuk e vrasim sepse kurrë se lëshojmë Kosovën.’ Por pyetja është, a e kanë arsyetu vrasjen e Kryeministrit për dikë që don me lëshu Kosovën?’ Absolutisht po, dhe bile e shohin si “akt patriotik” sepse Ramushi iu ka thënë se ‘Albini është njeri i Serbisë’”, shtoi Basha.

Deputeti thotë se “Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara”, dhe se Klinaku, Haradinaj e Lushtaku “po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht”.

Postimi i plotë i Dimal Bashës:

Përcjelljne narrativën që po krijojnë!

▪️Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë!

▪️Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën!

▪️Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën!

📍Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭ë 𝐭ë 𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫, 𝐛𝐢𝐥𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐤𝐭 𝐩𝐚𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤!’

Dhe kjo dëshmohet brenda ditës, ku na del një psikopat Nuredin Gashi që inspirohet nga fatonat, lushtakët e ramushat dhe shkruan se, “ç𝐝𝐨 𝐧𝐣ë𝐫𝐢 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐤ë𝐪𝐢𝐣𝐚 𝐬𝐢ç 𝐛ë𝐧 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢… 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐯𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐚𝐣𝐨 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐭𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐮𝐭”.

Pra këta njerëz po krijojnë situtatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta indidvid. Ata binden që Albini është tradhëtar dhe gjithashtu binden se më mirë êshtë me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që kêta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t’njejtin veprim sikur t’ishin në vendin e tyre.

Tash a mban përgjegjësi direkte Klinaku, Ramushi e Lushtaku? Ata thonë, ‘jo more ne kemi thanë se nuk e vrasim sepse kurrë se lëshojmë Kosovën.’ Por pyetja është, a e kanë arsyetu vrasjen e Kryeministrit për dikë që don me lëshu Kosovën?’ Absolutisht po, dhe bile e shohin si “akt patriotik” sepse Ramushi iu ka thënë se ‘Albini është njeri i Serbisë.’

Jam i bindur që krejt kjo çka po ndodh nuk është e rastësishme!

Pse kish me pyet dikush?

Sepse për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht.

Back to top button