SOCIALE

Alarmante: “Mbi 70% e të miturve tymosin kanabis”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu  është shprehur se Shqipëria është kthyer në vendin e trafiqeve të kanabisit.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronew Albania, ai theksoi se 70%  e fëmijëve në shkollat shqiptare tymosin kanabis.

Sipas tij kanabisi është dëmtues i intelektit të njeriut.

“Shqipëria është kthyer në vendin e trafiqeve të kanabisit, jo se e shet për mjekësi po për drogë. E dini që sipas të dhënave mbi 70% e fëmijëve në shkollat shqiptare tymosin kanabis. Kanabisi është një dëmtues i intelektit të njeriut, është shpërthyes i skizofrenisë”- tha ai.

Back to top button