LAJME

Djali sherr me gota me të dashurën, tmerrohen fqinjët VIDEO

Një sherr mes një çifti ka ndodhur mesnatën e kaluar në zonën e Yzberishtit, Tiranë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se bashkëshorti ka ushtruar dhunë nga gruas së tij.

Qytetarët, fqinjë me çiftin në fjalë, thonë se bashkëshorti është agresiv dhe ushtron dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj gruas, por mbrëmë sherri ka degraduar deri në thyerjen e gotave. Fatmirësisht nga ky sherr me fjalë banale dhe sende të thyera, askush nuk ka mbetur i lënduar.

Edhe në videon e mëposhtme mund të dëgjoni kërcitjen e gotave dhe të bërtiturat e burrit, për motive që ende nuk dihen.

Mesazhi i qytetarëve:

Ky esht personi ne yzberisht. Ben sherre her pas here por sonte ishte i tmerrshem. Momentin qe erdhi policia, ai doli ne ballkon. Me vjen keq per vajzen qe ulerinte ne ate menyre

Mbrem ishte i tmerrshem, me fjal te pista, degjoje videon qe kercasin gotat. Vetem duke thyer gjera, nuk u plagos njeri, thjesht dhune dhe dhune psikologjike

 

 

Back to top button