LAJME
TOP LAJMI

Qeverisja Nura-Lushtaku në ditën e çlirimit harrojnë Kompleksin “Adem Jashari”, reagon ashpër Nuredin Lushtaku

Në 24 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, komuna e udhëhequr nga Fadil Nura e Sami Lushtaku, kanë organizuar disa aktivitete. Ata për dallim nga vitet tjera nuk kanë vendosur asnjë flamur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Për këtë veprim të tyre ka reaguar bashkëluftëtari i familjes heroike Jashari, Nuredin Lushtaku duke e quajtur qeverisjen Nura-Lushtaku si të paaftë, e papërgjegjshme dhe e panjerzishme.

“Për ditën e çlirimit të Skënderajt të “harrohet” stolisja e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” me flamuj nuk është vetëm paaftësi, por është kulmi i poshtërsisë së kësaj qeverisje”, ka shkruar Lushtaku.

Lushtaku i ka quajtur injorantë, inatçorë e të turpshëm që në ditën e çlirimit të Skënderajt (Kosovës) nuk vendosin flamujt në  Kompleksin në të cilin pushojnë trupat e familjes Legjendare “Jashari” të cilët ranë i madh e i vogël për çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë por kurrë për pushtetarë të tillë të poshtër që harrojnë dhe injorojnë historinë.

“Ju me pasë fytyrë jepni dorëheqje sepse kështu  Skënderaj në krye më nuk ju duron”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i tij i plotë:

Back to top button