LAJME
TOP LAJMI

Ky është i arrestuari nga njësitet speciale në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Mitrovicë të Veriut një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviq, i njohur me nofkën Llune.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

“Llune” është një trajner kik-boksi në Mitrovicën e Veriut.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Back to top button