LAJME

E rëndë: 54-vjeçarja në Skenderaj tenton të vetëvritet, konsumon detergjent

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kanë bërë me dije se 54-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte konsumuar preparate kimike që shërbejnë për pastrim.

Back to top button