LAJMESOCIALE

Pamje të rënda! Një qengj i ngordhur del në breg të detit në Durres (Video)

Edhe pse sezoni turistik ka nisur, pamje të rënda mbërrijnë nga Durrësi.

Në plazhin Portëz të këtij qyteti, pushuesit janë përballur me pamje të rënda dhe aspak të hijshme.

Në bregun e detit ata kanë hasur një qengj të ngordhur.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si dallgët e ujit “shpërlajnë” qengjin e ngordhur që nuk dihet se si ka mbërritur në breg të detit.

Shpresojmë që këto pamje të rënda dhe shqetësuese të shërbejnë si këmbanë alarmi për autoritetet vendore dhe punën që duhet të bëjnë në pastrimin e bregdetit pasi një qengj i ngordhur mund të rrezikojë edhe jetën e pushuesve.

Back to top button