“Dy vajzat e masakruara, 13 dhe 16 vjeç i gjetëm pas disa ditësh në mal” – Rrëfimi mbi masakrën që tronditi botën (Video)
25 vite pas ende ka gjurmë të krimit të tmerrshëm që çetnikët serbë bënë mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjes Deliu nga fshati Abri e Epërme e Drenasit.
Me 26 shtator gjatë ofenzives që kishin ndermarrë forcat serbe në Likoc e Abri, familja Deliu gjendet e strehuar në mal, në vendin e quajtur “ Zabeli i rrajve”.
Në atë vend duke mos kursyer as fëmijët, u masakruan 23 anëtarë të kësaj familje.
Kryefamiljari i familjes Deliu, ish ushtari i UÇK-së, Imer Deliu i emocionuar por ende shumë i fortë rrëfen për emisionin EPOPE momentin më të rëndë të jetës së tij kur pa anëtarët e tij të masakruar në mënyrën më ç’njerëzore, raporton Gazeta10.
Ai tutje rrëfen se si kishin marrë vendim që të mos varrosen martirët pa u ftuar misionet dhe mediat ndërkombëtare për të parë dhe inqizuar viktimat e masakrës që kishin bërë forcat serbe.
Baca Imer Deliu, pasi kishte varrosur anëtarët e familjes kishte vazhduar luftën çlirimtare por merr prap goditje kur merr lajmin që i vdes vajza 6 muajshe që i kishte shpëtuar masakres.
Nga tërë ajo masakër e tmerrshme, kishin shpëtuar 4 fëmijë të familjes Deliu të cilët ishin strehuar brenda fshatit dhe baca Imer rrëfen momentet e vështira kur i takoi në gjendje të rëndë, të plagosur dhe të traumatizuar.
25 vite pas masakrës së tmerrshme mbi familjen Deliu, ende nuk është bërë ndonje hetim dhe ngritje e aktakuzës kundër kriminelëve serbë me gjithë dëshmitë e shumta të cilat u bënë publike qysh atëhere në të gjitha mediumet nderkombetare. Kjo po e shqetëson edhe sot bacën Imer i cili për emisionin EPOPE shprehet se tani ata që e kishin bërë atë krim po konsiderohen viktima kur ai po konsiderohet si agresor duke aluduar në akuzat që po bëhen sot ndaj ish luftëtarëve të lirisë.
Gjithë këtë masakër të tmerrshme mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë, ish luftëtari i Lirisë, ish ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Afrim Hysenaj e ka dokumentuar në librin e tij “Toka skuq e qielli nxin”.
“Baca imer Deliu dhe fëmijët e mbijetuar të masakrës mbeten simbol të sakrificës për Liri, secili nga ne, shoqëria dhe shteti ynë ka obligime ndaj tyre dhe historisë së pavdekshme që bartin pas”, shprehet veterani i UÇK-së, Afrim Hysenaj.
Rrëfimin e plotë të pjesës së dytë të dokumentarit kushtuar masakrës mbi familjen Deliu mund ta shikoni më poshtë, në emisionin EPOPE i cili i kushtohet ngjarjeve historike dhe luftës së fundit në Kosovë. /Gazeta10/