LAJME

“S’paguan dhomën”- Pronarët në Durrës mbajnë peng 4 shtetasit nga Kosova, arrestohen

Dy persona në Durrës janë arrestuar nga policia pasi i hoqën lirinë 4 shtetasve nga Kosova, të cilët kishin shkuar të qëndronin në dhomat që ata ofronin për t’u akomoduar turistët.

Shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës kanë mbajtur peng në garazhin e banesës përreth 45 minuta, klientët e tyre. Pronarët pretenduan përballë uniformave blu se pushuesit nga Kosova nuk kishin kryer pagesën e dhomave.

Megjithatë ata u arrestuan nga policia dhe materialet ndaj tyre u referuan në prokurorinë e Durrësit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës”, njofton policia.

 

LINI NJE KOMENT

Back to top button