LAJME

5 tonë kokainë e fshehur mes bananeve kapet në Spanjë, 5 shqiptarë në pranga

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që synonte të kontrabandonte 5000 kilogramë kokainë në Evropë.

Kokaina e cila ishte fshehur brenda një ngarkese bananesh pasi u kontrabandua në portin e Malaga-s u kap kur u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante.

Kokaina, e cila kishte ardhur e fshehur nga Ekuadori në një ngarkesë bananesh, kishte një pastërti prej 87 për qind dhe do të kishte arritur një vlerë prej më shumë se 265 milionë euro në tregun e paligjshëm.

Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e dyshuar të bandës, të cilët ishin veshur si punëtorë të rregullt në zonë. Sipas policisë, trafikantët e dyshuar të drogës kishin marrë masa ekstreme vëzhgimi.

Ata ndërronin vazhdimisht vendbanimin e tyre, udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe kishin kompani të ndryshme për të pastruar paratë e trafikut të drogës. Banda e shqiptarëve kishin një kompani blerje-shitje automjetesh që ishte në emër të një spanjolli.

Oficerët e policisë arritën të identifikonin më shumë se pesë persona me origjinë shqiptare, të cilët po përgatisnin dhe pajisnin në mënyrë të dyshimtë një magazinë në Zonën Industriale Llano del Espartal në Alicante. Ata kanë arrestuar 5 shqiptarë ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth bandës pasi pjesa më e madhe e drogës që qarkullon në Spanjë lëviz nga Malaga.

Back to top button