LAJME
Pamje të rënda: Rrahet pamëshirshëm dhe brutalisht pronari i një diskoteke në Kosovë
Një person është rrahur brutalisht nga disa persona brenda një kafeneje.
Siç mëson Insajderi i rrahuri është biznesmeni, Alban Klaiqi , pronari i një diskoteke në Kamenicë
Insajderi ka siguruar pamjet ekskluzive, derisa Klaiqi shihet duke pirë kafe me disa persona teksa atij i afrohen sulmuesit, të cilët e rrahin pa ndalë.
Nga pamjet shihen edhe dy femra, njëra prej tyre tenton ta ndalojë situatën por kot. Viktima shihet i shtrirë për toke e i gjakosur. Tek atëherë vërehen personat që po e shoqëronin duke “i ndihmuar”. Teksa sulmuesit lëshojnë lokalin.