Haradinaj:“Thikë pas shpine koordinimi i fshehtë i Kurtit me armiqtë e shtetit për veteranët e UÇK-së”
Pas dhunës së djeshme të shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur reagimi i parë i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka numëruar një seri kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës. “Thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti”, e ka quajtur Haradinaj prishjen e marrëdhënieve të vendit me ShBA-në, NATO-në por edhe me kategoritë e lirisë, përkatësisht veteranët e UÇK-së të cilët u lanë jashtë Ligjit për Pagën Minimale, të cilën edhe e vlerësoi të koordinuar fshehtë me Listën Serbe pas edhe përgjimeve të publikuara nga Nacionalja ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me Sllavko Simiqin e LS-së.
“Zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë – luftëtarët e lirisë, është thikë pas shpine”, ka shkruar Ramush Haradinaj.
“Thikë pas shpine”, i ka quajtur të gjitha veprimet e qeverisë kosovare kohëve të fundit, duke nisur prej kursit të ndjekur në veriun e vendit, veprime këto që për reperkusidon patën edhe ndëshkimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësa dhe Bashkimit Evropian.
“Ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe dhuna e shpërfaqur aty, janë alarm se situata mund të përshkallëzohet, jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij”, ka shkruar Haradinaj.