Kuvendi miraton kerkesen e qeverise per faljen e 100 eurove te tatimit ne prone
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen e 100 eurove të tatimit për këtë vit.
Ndërkaq, partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim.
Ky Projektligj u përcoll me debate të shumta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, të cilët kërkuan që i njëjti mos të miratohet pasi rritë tatimin në pronë.
Pagesa e tatimit në pronë në Kosovë mund të bëhet në dy këste. Afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator. Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Kjo normë është 0.15 për qind e vlerës së përgjithshme të pronës.
Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë MF-ja në fund të vitit të kaluar.