KAVAJË- Tragjedi në Kavajë. Babai dhe dy djemtë e tij të mitur kishin udhëtuar nga Tirana për të pushuar këtë të diel, janë mbytur në plazhin Vilë-Bashtovë.
Babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç ishin duke notuar në det dhe ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar.
Sipas dëshmive, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, sipas pushuesve babai së bashku me dy djemtë ishin shumë thellë në detin e trazuar që fatkeqësisht u mori jetën.
Trupi i parë i pajetë që është nxjerrë nga deti, ka qenë Elivis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.