LAJME
Dështojnë masat ndaj Kosovës? 2 kryeministra të vendeve të BE, vizitë në Prishtinë
Vetëm një ditë pasi u konfirmuan masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve me Serbi, efikasiteti i tyre po vihet në dyshim.
Një ndër masat e vendosura është pezullimi i vizitave të nivelit të lartë në Prishtinë dhe takimet dypalëshe.
Por nesër në kryeqytetin e Kosovws do të mbërrijnë për vizitë zyrtare kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut Mark Rutte dhe Xavier Bettel.
Vizita ishte planifikuar prej kohësh, por liderët e dy shteteve të Bashkimit Europian nuk kanë vendosur ta anulojnë atë, pavarësisht masave të Brukselit. Rutte dhe Bettel do të takohen në Prishtinë me homologun Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.