LAJME

Vuçiç: Jam shumë i shqetësuar për serbët në Kosovë, Perëndimit s’i intereson

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ka bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se është shumë i shqetësuar për popullin serb në Kosovë.

Ai pyeti EULEX-in, Brukselin, Uashingtonin dhe Berlinin se përse është në paraburgim serb Dushan Obrenoviq.

Nuk ka bisedë, as normalitet, as nder, as fjalë me Kuritin, jam shumë i shqetësuar për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç në një dalje për mediat serbe.

Ai tha se i gjithë Perëndimi “nuk i intereson” kur kërcënohen të drejtat e serbëve në Kosovë

“EULEX-i monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, 11 në periudhën e fundit kanë qenë në paraburgim. Ka njerëz që kanë qenë në paraburgim për dy vjet, pa asnjë bazë dhe pastaj thonë se është sundim i ligjit”- tha a.

Ai shtoi se nuk mund të flasë pa emocione për pozitën e serbëve në Kosovë, të cilët “i rrahën dhe u vendosën thasë në kokë”.

Back to top button