LAJME

Eksperti i Kriminalistikës: Vuçiq po përgatit pavarësinë e komunave serbe

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se Vuçiç është duke përgatitur pavarësinë e komunave serbe.

“A ishte vërtetë një frikë e Vuçiçit, kur Putini u tregua i pasigurt për shkak të rrezikut që i paraqiti kjo që ndodhi me Wagnerin apo jo, kjo do të merret vesh të mërkurën.

Të mërkurën është festa e Vidovanit, festa kombëtare e Serbisë, e Car Llazarit dikur. Aty mendohet dhe ka informacione që këta mund të shpallin, pra 10 komunat, mund të shpallin një lloj autonomie siç bëri dikur Donbasi i Ukrainës.

Nëse bëhet kjo, atëhere Vuçiçi nuk ka ndërruar rrugë. Por nëse sbëhet kjo, atëhere Vuçiç e kanë zënë ethet e Kremlinit. 

Tani çfarë ka ndodhur, sepse po flasim për Ëagner, dhe këta janë një histori e gjatë banditësh që do dy emisione që ta mbulosh. Ata nuk janë ushtarak por biznesmenë dhe kriminel njëkohësisht, sepse iu mbyllet kontrata në 1 korrik, ka shumë gjëra. Ka miniera në Afrikë, ka zbuar edhe legjionarët francez, mendoni se çfarë loje bëhet kështu gjeopolitike e gjeostrategjike, por që ka në mes paranë”- tha Karamuço.

Back to top button