LAJME
TOP LAJMI

Ngjarje e rëndë në Pejë, vërshimet marrin nënë e bir, djali gjendet i vdekur

Vërshimet që kanë ndodhur sot në Pejë kanë shkaktuar edhe viktima.

Siç ka mësuar Paparaci në lagjen “Asllan Qeshme” vërshimet kanë marrë me vete një nënë bashke me një fëmijë 4 vjeç.

Djali i vogël është gjetur i vdekur, kurse nëna akoma.

Mësohet se viktimat i përkasin një familje me mbiemrin Ademi.

Paparaci ka kontaktuar me policinë atje, mirëpo akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigjie.

Ndërsa, Drejtori i Emergjencave në Pejë, Gzim Gashi, ka thënë për Paparacin, se bashkë me ekipet kanë dalë në teren, pasi kanë marrë informata për rastin.

Back to top button