24 vjetori i çlirimit të Skenderajt, Bekim Jashari uron qytetarët, kujton dëshmorët e martirët e rënë
Djali i heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka uruar qytetarët e Skenderajt, në 24 vjetorin e çlirimit të Skenderajt.
Me këtë rast ai ka kujtuar luftën dhe sakrificën e dëshmorëve e ushtarëve të UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari, raporton Gazeta Sociale.
“Në këtë ditë të shënuar kujtojmë e nderojmë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Mirënjohje e nderime të përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me luftën, gjakun dhe sakrificën e tyre u bënë themel i Lirisë dhe Pavarësisë që gëzojmë sot”, ka shkruar Jashari.
Ai ka falëndëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe të gjitha shtetet mike që mbështetën rrugën tonë të çlirimit nga okupatori serb.
“Bashkë të vazhdojmë jetësimin e amanetit të të parëve tonë! Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, është shprehur Jashari. /Gazeta Sociale.
Postimi i tij i plotë: