Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ku të shtunën u aksidentua një familje nga Kosova dhe ranë në rrjedhën e lumit Lepenc në Shkup.
Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende.
Bëhet fjalë për anëtarë të familjes Pacolli nga Prishtina.
Klan Macedonia ka siguruar pamjet e shpëtimit të 20 vjeçarit Shkëlqim Pacolli, ditën e djeshme.