SPORT
Dy skuadra nga Superliga të interesuara për Drenicasin Armend Abazi
Armend Abazi është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga Drenica.
Futbollisti nuk ka më kontratë me skuadrën nga Skenderaj, e cila në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.
28 vjeçari tregoi paraqitje të mira me Drenicën dhe tashmë mund të jetë përsëri pjesë e Superligës së Kosovës.
GazetaBlic Sport’ mëson se janë dy skuadra të interesuara nga Superliga e Kosovës për shërbimet e tij, me futbollistin që do të vendosë së shpejti se ku do të luajë në edicionin e radhës.