LAJME

Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin me ne do të kenë pasoja

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se po kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për stabilitet.

Ai në një konferencë për media të mbajtur të premten, ku ka folur për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Serbi, ka thënë se ata që refuzojnë partneritetin me SHBA-në do të kenë pasoja.

“Po kërkojmë nga të dyja të ndërmarrin hapa për stabilitet dhe ata që na duan si partnerë do të punojnë ngushtë me pikat për të cilat po insistojmë. Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”, ka thënë Escobar.

Back to top button