A mund të ndodhë shkëmbimi i policëve me të arrestuarin Llune? – Kurti i përgjigjet ashpër gazetares
I pyetur se a mund të ndodhë shkëmbimi i policëve me të arrestuarin Llune, kryeministri Kurti ka thënë se në Kosovë ka sundim ligji, ne nuk bëjmë pazare dhe nuk e kuptoj se përse ju si gazetarë keni nevojë ta thoni dhe ta paraqitni një kërkesë të Serbisë.
“Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur, kush e ka kërkuar atë?” Ka pyetur Kurti gazetaren.
Ai tutje i është drejtuar gazetarëve që mos të flasin në emër të Beogradit duke imagjinuar kërkesat e tyre të mëvonshme.
Kurti tutje tha se krimineli Llune ka dosje të trashë të krimeve të kryera në Kosovë.
“Arrestimi i tij i ka hedhur në panikë të gjithë kriminelët, ata nuk kanë besuar dhe as imagjinuar që ai do të arrestohet ndonjëherë por ai ka ndodhë. Është paniku i madh i kriminelëve që është shndrruar në hakmarrje nga Serbia”, tha Kurti.