LAJME
Reagon Vuçiq pas kidnapimit të tre policëve: Kthimi në normalitet do të jetë i vështirë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arrestimit të tre policëve kosovar nga policia serbe.
Vuçiq ka deklaruar se janë në udhëkryq se a do të kemi paqe apo jo, duke shtuar se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë.
“Disa gjëra janë të rëndësishme, për të shmangur spekulimet, tani jemi në udhëkryq se a do të kemi paqe apo jo, sepse është një njeri që dëshiron të bëjë luftë, ai është Albin Kurti, nuk kam dyshim. Kam frikë se e kemi kaluar Rubikonin dhe se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë” – tha ai, raporton media serbe blic, transmeton Insajderi.