Analisti, Krenar Shala, ka fajësuar policët që u kidnapuan pse nuk reaguan në momentin kur u ndeshën me specialsat serbë në brendi të territorit të Kosovës.
“Qysh dorzohet njeri i pajisun me armë, tu e mbrojtë venin ton? Thotë njeri t’kishin pasë veq strella, ose alltia me ujë! Marre po më vjen!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Shalës:
Marre po më vjen që jonë dorzu e nuk kanë rezistu. Duhet me e ditë që puna e policit nuk osht e lehtë.
Qysh dorzohet njeri i pajisun me armë, tu e mbrojtë venin ton? Thotë njeri t’kishin pasë veq strella, ose alltia me ujë! Marre po më vjen!
Poshtrim!