LAJME
Serbi që u arrestua dje rrahi dy të rinjtë shqiptarë tek Ura e Ibrit (Video)
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një video ka bërë të ditur se serbi i arrestuar dje Milun Milenkoviq, i njohur si “Lune”, ishte ai që sulmoi dy shqiptarët në Mitrovicën e Veriut.
VV-ja e njofton këtë me anë të ‘Facebook’-ut, duke shënjuar “Lunen” në video përgjatë momentit të dhunës.
“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së.