LAJME

Eskalon mbledhja e LDK-së në Vushtrri: Përçarje e britma, akuza ndaj Xhafer Tahirit

Ristrukturimi i degës së LDK-së duket se nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo pasi, pikërisht sot në degën respektive ka pasur tensione, respektivisht eskalim të situatës, përcjell lajmi.net.

Këtë e konfirmoi edhe sekretari i degës, Avdi Avdiu. Ky i fundit, përmes një postimi në “Facebook” tha se Tahiri po synon që me anëtarët jolegjitimë të degës po synon t’i organizojë zgjedhjet e brendshme.

Shumica e anëtarëve të kryesisë të cilët janë legjitimë, deklarojnë se u përbuzë vullneti i shumicës nga individi i cili humbi pushtetin në zgjedhjet e fundit, që me të njëjtën arrogancë e injorancë po e shkatëron degën e LDK-së në Vushtrri, ku me disa individë të cilët janë emëruar anëtarë të kryesisë në mënyrë jolegjitime po pretendon t’i organizon zgjedhjet në mënyrë klandestine”, shkroi ndër tjerash ai.

Back to top button