LAJME

Vendosi flamurin kombëtar në komunë, shteti serb e fton në gjyq kryetarin e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë një postim në rrjetin e tij social ku shkruan se është hedhur në gjyq nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit shqiptar në hapësira publike.

Arifi shprehet se ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykatën e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike. Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajmë gjithmonë”, shkruan Arifi.

Back to top button