Për motive të ulëta, 49-vjeçari plagos me thikë vëllaun
Një 49-vjeçar është arrestuar ga policia e Elbasanit pasi plagosi me thikë vëllain e tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërkohë që vëllai i tij është transportuar në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Sipas informacioneve nga policia 46-vjeçari ndodhet jashtë rrezilut për jetën.-
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç”, njofton policia.