LAJME
Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra vdes një ditë më pas nga infarkti
Miranda Malolli, 50-vjeç, ndërroi jetë ditën e hënë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Por një tragjedi tjetër ka ndodhur në familjen Malolli, ku vjehrra e 50-vjeçares ka ndërruar jetë një ditë pas aksidentit të rëndë.
Bëhet me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti.
Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskwagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rruge.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.
Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.