LAJME
Osmani: KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it.
Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme.
”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”.
Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.