LAJME

Maska, shkop bejsbolli dhe gaz lotsjellës – momenti kur serbët përplasen dhe sulmojnë pjesëtarët KFOR-it

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë ndaj protestuesve serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, vazhdon të mbetet para ndërtesës së komunës.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe detonime.

Kurse, tashmë janë publikuar pamjet kur protestuesit serbë, disa prej të cilëve ishin me maska, vihen në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Personat e maskuar që shihen në rendin e parë hedhin gjësende të ndryshme ndaj ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë dhe vijojnë përplasjen me ta.

Po ashtu, në pamje shihet se një serb i godet mbrojtëset e ushtarëve me shkop bejsbolli.

Back to top button