LAJME
Vendosen kamionë afër objektit të Komunës së Leposaviqit
Sirena alarmi u dëgjuan mesditën e së premtes në të katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Në Leposaviq po ashtu janë vendosur edhe dy kamionë para komunës.
Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.
Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë, të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.
Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.