Skandaloze: Fermerët në Skenderaj dyshohet se i shitën grantet [VIDEO]
Për të verifikuar nëse ka pasur keqpërdorime të granteve nga përfituesit, ekipi i emisionit Kiks Kosova doli në terren.
I shoqëruar nga një zyrtar komunal, ekipi shkoi në shtëpitë e disa prej këtyre fermerëve për të parë nëse i kanë ende apo i kanë shitur frezat dhe mëshqerrat që përfituan nga Organizata “Islamic Relief Kosova” dhe Komuna e Skenderajt.
Tre nga katër përfituesit në shtëpitë e të cilëve shkoi Kiksi nuk i kanë më grantet që i morën muaj më parë.
Gazetarja: Jam gazetare prej Klan Kosovës. A e keni ende apo e keni shitë frezën?
Qytetari: “Po more, veç se hala se kemi shti në punë. U pas kry sezona e arave, hala s’e kemi nxjerrë, nuk është këtu (Miniri), që doni me shku me konfirmu qaty është freza, e kam vendos në garazh”.
Gazetarja: Kur e keni marrë në 2021 a 2022?
Këtë ai thotë se e bëri për ta blerë një më të madhe.
Gazetarja: Kjo është freza, kur e keni marrë?
Qytetari: “Vjeshtë 2022, na e ka dhënë Komuna e Skenderajt, i ka shkep 80 copa, mua ma ka dëanë komuna një frezë. Nejse, mu jo, po vllaut ma të vogël, e kena rritë e kena bo më të madhe, e kena ndërru. Nuk e kena pru te shtëpia hiç, e kena marrë më të madhe. Na e kena ba veç pak ma të madhe. E kom ndërru në një dyqan ku u kanë aty. I kam dhanë 300 euro, e kem marrë më të madhe”.
Grantin që e përfitoi nuk e ka më as fermeri Gani Ali. Nga familja Aliu i thanë ekipit të emisionit se mëshqerra që përfituan ka ngordhur.
Gazetarja: Jemi prej Klan Kosovës, me lejen e Komunës, kemi ardh. D.m.th., Gani Aliu e ka pas marrë një lopë.
E bija e tij: “Jo, lopa ka pasë cofë. Kena marrë mjekë për lopë, po sen, 6veç shpenzime. Po, fillim janë kanë prej komunës dhe organizatës, u kanë mirë, mirëpo u smu, se dinim as na çka ka”.
Mëshqerra që u dha si grant nuk gjendej as në shtëpinë e Sali Aliut. Kiks Kosova ka vizituar shtëpinë e tij por fqinjët e tij i kanë thënë ekipit të emisionit se ai është shpërngulur në Prishtinë që nga tetori i 2022-ës.
Kiksi ka provuar të marrë një përgjigje nga fermeri përmes telefonit, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të emisionit.