136 vite pas vdekjes së tij, në Prizren pritet të ri-varroset adhetari dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni.
Kjo u bë e ditur pas takimit që sot pati kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me kryetarin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Pas këtij takimi kryetari Totaj ka njoftuar që deri sot ka qenë konfidenciale, por prej datës 12 qershor 1991 Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i ka ruajtur eshtrat e Ymer Prizrenit në një vend të sigurt.
“Asokohe, z. Muhamed Shukriu (i ndjerë), i ka dorëzuar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, si vend më i besueshëm, për t’i mbrojtur nga brutaliteti i pushtetit serb”, ka deklaruar Totaj.