LAJME

Mundësuan betimin e tij, por kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, nuk kishte lënë të zezë pa thënë për Policinë e Kosovës, e quante “Pulicia t’u Kosov’s”

Dje në objektin e komunës së Mitrovicës dha betimin kryetari i ri i kësaj komune, Erden Atiq, që vjen nga radhët e Leëvizjes Vetëvendosje.

Veriu dhe jo vetëm dje ishte i mbushur me policë të Kosovës të cilët ishin angazhuar me kapacitete të plota për të ofruar siguri për zbatimin e një të drejte kushtetuese dhe ligjore, siç ishte betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Postin e kryetarit nga tash e tutje do ta ushtrojë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që fitoi ndaj kundërkandidatëve tjerë, në një garë zgjedhor ku komuniteti shumicë në këtë komunë serbët nuk morë pjesë.

E pikërisht institucioni që mundësoi betimin e kryetarit Erden Atiq, Policia e Kosovës, nuk ishte gjithmonë e mirë në sytë e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Madje vetëm me një vizitë të shpejt në profilin e tij në Facebook mund të shihni shumë postime ku ai s’kishte lënë gjë të zezë pa thënë për Policinë e Kosovës.

Madje siç shihet në këto postime Atiq disa herë kishte përdorur terme pezhorative ndaj Policisë së Kosovës duke iu referuar si “Pulicia” t’u Kosov’s.

Atiq kishte shpërndarë edhe një video të faqes së Vetëvendosjes ku ishte shkëputur një prononcim nga kryetari i Vetëvendosjes, në atë kohë në opozitë, ku ai kritikonte me gjuhë të ashpër policinë e Kosovës, duke thënë se nga polici më i thjeshtë e deri tek drejtori i Policisë të gjithë kanë vdekur për së gjalli./Veriu.info/

Më poshtë ua sjellim një video dhe disa postime që dëshmojnë se për Atiqin Policia e Kosovës ishte si mos më keq, sa partia e tij ishte në opozitë, por sot kur janë në pushtet po të njëjtit policë dalin të jenë të mirë, madje institucioni që ia mundëson betimin si kryetar në një situatë shumë të tensionuar të sigurisë në veri të vendit:

Back to top button