LAJMESHOWBIZ

Dua Lipa me të dashurin e ri në Festivalin e Filmit në Kanë

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras dukeshin shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Këngëtarja e “New Rules”, 27-vjeçare, konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private – por pozuan bashkë në shfaqjen e filmit “Omar La Fraise”.

Për eventin, Dua veshi një fustan të zi “Celine” nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale për të ekspozuar një shkëlqim të lëkurës së saj – i kompletuar me një të çarë të lartë në këmbë, shkruan DailyMail.

Teksa u kthye, profili i saj anësor tregonte një prerje të shkurtër që ia ekspozonte shpinën, ndërsa u plotësua me një model të kryqëzuar prapa.

Image 

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras

Flokët i vendosi në një stil elegant, të tërhequra në një topuz të lartë, ndërsa balluke të modës i përfshinin ballin.

Ajo zgjodhi një ‘make-up’ klasik joshës për të theksuar bukurinë e saj, ndërsa shtoi një palë vathë të mrekullueshëm të varur.

Ndërkohë Romain dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi – por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij yll “Don’t Start Now”, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo.

Këngëtarja shkëlqeu teksa tregonte të dashurin e saj të ri pasi nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Image 

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras

Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi një dorë në belin e saj teksa pozonin për foto.

Më vonë, ajo vendosi duart e saj në gjoksin e tij në një shfaqje shumë të dashur, pasi ata dëshmuan se ndiheshin shumë rehat me njëri-tjetrin.

Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021.

Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja u takua me rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”, tha një burim për The Sun.

Image 

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, shtuan burimet.

Ata ishin parë më herët duke dalë pas festës vjetore të çmimeve BAFTA të Netflix në Chiltern Firehouse në Londër raporton gazeta MK

Filmi artistik “Omar La Fraise” u xhirua në Algjeri dhe luan partnerët francezë të krimit Benoit Magimel dhe Reda Kateb, të cilët janë në arrati.

Filmi është një histori dashurie dhe fokusohet në dy marrëdhënie: një mes dy burrave dhe një romancë mes një burri dhe një gruaje.

Back to top button