1. Ke frikë të kërkosh ndihmë
Shumë njerëz kanë vështirësi të kërkojnë ndihmë, qoftë për shkak të krenarisë, qoftë për shkak të frikës nga refuzimi apo edhe nga krenaria se duhet të jenë në gjendje të përballojnë cdo gjë vetë; pa e kuptuar që presioni i vazhdueshëm që i ushtrojnë vetvetes mund të bëhet mbytës.
2. Mendon se lumturia vjen nga faktorë të jashtëm.
Disa njerëz mendojnë që lumturia gjendet në rrethana të jashtme, pa e kuptuar se, nëse nuk ndihesh i përmbushur brenda vetes tënde, me veten tënde, nuk do arrish asnjëherë lumturinë e vërtetë afatgjatë.
3. Nuk thua dot “jo”.
E gjeni veten duke u thënë vazhdimisht “po” gjërave që nuk dëshironi t’i bëni? Ndoshta sepse nuk doni të zhgënjeni dikë ose mendoni se duhet të thoni “po” për të qenë të sjellshëm. Cilado qoftë arsyeja, të thuash “po” kur dëshiron të thuash “jo”, pasi nuk vendos veten tënde dhe kushtet e tua në prioritet.
4. Merr cdo gjë afër zemrës.
Marrja e gjithçkaje shumë personalisht mund të çojë në stres dhe ankth të panevojshëm e mund të tensionojë marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Është e lehtë të biesh në grackën e të menduarit se gjithçka që ndodh ka të bëjë me ty. Por e vërteta është se shumica e njerëzve janë të përqendruar në jetën dhe problemet e tyre.
5. Përpiqesh të jesh personi që të tjerët duan të jesh.
Një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni në jetë është të përpiqeni të jeni personi që të tjerët duan të jeni.
Është e natyrshme të duash të përshtatesh dhe të pranohesh, por kur i jep përparësi pritshmërive të njerëzve të tjerë mbi nevojat dhe dëshirat e tua, po e përgatit veten për shumë stres dhe zhgënjim të panevojshëm.