HISTORI
TOP LAJMI

Realizimi i projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari, ministri Çeku jep detaje

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arjeta Fejza në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se shumë monumente historike kanë mbetur në mëshirën e fatit, dhe ajo ka parashtruar edhe pyetjen drejtuar ministrit Çeku sa i përket kompleksit Adem Jashari.

Sipas saj një ndër monumentet më të rëndësishme dhe më reprezentative të shtetit të Kosovës, Kullat e Jasharëve janë lënë pas dore.

“Kullat e Jasharëve që shumë vite janë duke u dëmtuar, dhe asnjëherë nuk janë marrë masat e duhura për ndaljen e këtij dëmtimi”, tha ajo.

Ministri Hajrullah Çeku ju është përgjigjur pyetjes deputetes Fejza duke thënë se tenderi i hartimit të projektit për kompleksin Adem Jashari do të hapet në muajin maj.

Back to top button