LAJME
Pritet vendimi për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut pritet që në seancën e sotme të marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info merr vesh nga burimet e saj se kjo vendimi vjen si pikë jashtë rendit të ditës të atyre të propozuara më herët.
Ura mbi lumin Ibër ka vite që është e bllokuar për qarkullim të automjeteve.