LAJME
TOP LAJMI

E pazakontë: Gruaja tentoi të fuste narkotikë në burgun e Dubravës, e përpiu për të mos u kapur nga zyrtarët

 

Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përpi një sasi të narkotikëve të cilën dyshohet se kishte tentuar ta fuste në burgun e Dubravës, mëson Gazeta Express.

E njëjta dyshohet se përpiu sasinë e narkotikëve në mënyrë që të mos kapet nga zyrtarët e burgut.

Gruaja në fjalë është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për ndalimin e saj e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi për Express.

E njëjta është ndaluar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Back to top button