Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.
Komiteti i Ministrave të KiE ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës për Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti e dha lajmin në Twitter, duke e quajtur këtë “moment historik”.
“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv”, shkroi Ahmeti.