LAJME
TOP LAJMI

Shifra të frikshme: Katër vrasje dhe 37 tentimvrasje vetëm në muajt e parë të këtij viti

Viti 2023 nuk nisi mbarë në Kosovë. Në katër mujorin e parë u shënuan një mori incidentesh tragjike.

Vrasjet, tentimvrasjet dhe vdekjet në aksidente trafiku tronditën vendin. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm për periudhën Janar-Prill të këtij viti janë raportuar 37 vrasje në tentativë dhe katër vrasje.

Rasti i fundit që shokoi opinionin kosovar ishte ai i vrasjes së një gruaje në Pejë. Urim Hyseni po dyshohet se privoi nga jeta nënën e tij. Krimi makabër ndodhi brenda mureve të shtëpisë.

Hyseni dyshohet se e ka vrarë nënën e tij duke ia këputur kokën me thikë. Me kërkesë të Prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 30 ditë.

Rast tjetër është vrasja në Kaçanik. Ish-pjestari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nysret Cena u vra me breshëri plumbash, shkruan Insajderi.

Pak para mesnatës së 23 Janarit, Cena u ekzekutua nga persona të panjohur në veturën e tij gjersa ishte në lëvizje.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe ia vunë flakën veturës së tyre në fshatin Soponicë. Vetura e tij u gjet jashtë rrugës kryesore, teksa trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Vrasje e plagosje që tronditi mbarë vendin ishte edhe ajo e mëngjesit së tre janarit. Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” dyshohet se vrau me armë kukësian Visar Cengu, ndërsa la të plagosur Rufgen Shehun.

“Kobra” së bashku me pesë persona të tjerë përfunduan në paraburgim prej 30 ditësh.

E gjithë kjo dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje rreth pagimit të faturës në lokal, ku edhe filloi përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City” me të dëmtuarit. Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dolën nga lokali dhe pasi hypën në makinë për tu larguar, u paraqit i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri dyshohet se gjuajti në drejtim të veturës. “Kobrës” dhe të tjerëve iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë. /Gazeta Insajderi

Back to top button