LAJME
TOP LAJMI

Gabriel Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi është historike

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale.

Gjatë intervistës zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për zhvillimet në rajon, ku përmendi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për të cilat tha se kanë arritur një marrëveshje historike që i paraprin normalizimi të marrëdhënieve mes dy palëve.

Ecobar u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ndaj sipas tij kjo është edhe një ndër arsyet e vizitës së tij këtu.

Grida Duma:  Sa herë ju ktheheni në Shqipëri, ne kemi zgjedhje të rëndësishme, kjo është e sigurt. 

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.

Grida Duma: A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

Back to top button