LAJME
Si fëmijë vizitonte babain e burgosur në Hagë, sot në ekipin mbrojtës të Krasniqit
Në seancën e sotme të gjykimit kundër ish krerëve të UÇK-së, është parë edhe djali i ish komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj, Durim Limaj, i cili siç duket është angazhuar në ekipin mbrojtës të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Në kohën po babai i tij Fatmir Limaj po gjykohej vite me parë, në Hagë, Durimi ishte shumë i ri dhe në gjykatë shkonte për të vizituar babin e tij i cili pas një procesi gjyqësor u shpall i pafajshëm.
Vlen të theksohet se Fatmir Limaj ditë me parë kishte deklaruar që rasti i tij gjyqësor dhe aktgjykimi ndaj tij i shërben mjaft shumë mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së dhe siç duket për këtë arsye djali i tij është angazhuar në ekipin mbrojtës të ish kryet të Kuvendit Jakup Krasniqi.