Megjithatë, Aliu nuk ka përmendur tre ish-krerët tjerë të UÇK’së që gjithashtu po përballen me drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi
Ministri ka publikuar vetëm fotografinë e Rexhep Selimit duke shpresuar në fitoren e tij, teksa për Thaçin e të tjerët nuk tha asgjë.
”Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!,” ka shkruar ai.