LAJMETOP LAJMI

Nushi: Gjetja e mostrave të Deharit në të njëjtin vend ku janë humbur është mega skandal shtetëror

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas raportimeve se janë gjetura një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në gusht të vitit të kaluar.

Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se humbja e tyre ishte skandal shtetëor, mirëpo sipas tij gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror.

“Nëse humbja e mostrave në rastin Dehari ishte skandal shtetëror, gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror”, ka shkruar Nushi.

Back to top button