Në prag të 25 vjetorit të Masakrës së Qirezit e Likoshanit si dhe betejes së 5,6 dhe 7 marsit, me datë 27 shkurt, në ora 15 në shtëpinë e piktorit të njohur, heroit të Kosovës, Kadri Kadri në Kroin e Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës do të hapet ekspozita me fotografi e cila do të qendrojë e hapur deri me datë 13 mars 2023.
Njoftimi i plotë:
“Me rastin e përvjetorit të fillimit të luftës në Kosovë në kujtim të dëshmorëve dhe martirëve që ranë në Betejën e Likoshanit, Çirezit dhe Prekazit dhe në nderim të veprës së tyre, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lagjën Kroi i Vitakut në Galerinë ‘Kadri Kadriu’ me datën 27.02.2023 në ora 15:00 mbahet ekspozitë kolektive artistike e cila do të jetë e hapur deri me datën 12.03.2023.” /Gazeta Sociale/